top of page
Writer's pictureEnolog

Vera e kuqe, ilaç i shumë sëmundjeve

Vera e kuqe ka një histori të gjatë në përdorimin e saj. Në kohët e hershme quhej një pije mjekuese dhe rekomandohej të pihej ashtu si sot përdoret uji. Kohë më përpara ajo përdorej për një gamë të gjerë sëmundjesh, që nga përgjumja deri te diarreja apo për reduktimin e dhimbjeve gjatë lindjes së fëmijëve.

Në Egjiptin e lashtë dhe në civilizimin sumerian, ekzistojnë dokumente të vitit 2200 para Krishtit, të cilat e përmendin verën e kuqe si ilaç mjekësor. Të njëjtin rol vazhdoi të luante vera edhe gjatë shekullit XIX dhe XX, por pikëpamja për të ndryshoi kur ajo filloi të shihej si një pije alkoolike që ndikonte në mënyrën e jetesës.

- Ruan sistemin imunitar: Sipas një studimi të Universitetit të Floridës, vera e kuqe nuk e dëmton sistemin imunitar ashtu siç bëjnë pijet e tjera alkoolike. Një eksperiment i kryer mbi minjtë tregoi se ata që kishin pirë verë të kuqe kishin nivel normal të imunitetit, të njëjtë me atë të minjve që nuk kishin pirë.

- Parandalon kancerin: Vera e kuqe përmban pigmente bimore të tretura në të, të cilët janë antioksidantë që parandalojnë kancerin. Në një studim të kryer tek 1800 persona, shkencëtarët testuan personat që pinin dhe ata që nuk pinin verë. U zbulua se personat që pinin rregullisht një gotë verë në ditë prekeshin 7 për qind më pak nga sëmundjet bakteriale. Ata që pinin dy gota verë të kuqe në ditë prekeshin 18 për qind më pak.

- Qetëson: Vera ka efekte qetësuese dhe ndihmon në përballimin e problemeve me gjakftohtësi. Po ashtu u zbulua se përbërësi i verës së kuqe, resveratroli, parandalon humbjen e dëgjimit, pakëson mundësinë për problemet e zemrës dhe për çmendurinë. 

34 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page