Mund të duket paksa e çuditshme pasi alkooli dëmton shëndetin tonë, por konsumimi i verës pa e tepruar ndikon pozitivisht në shëndetin e njeriut. Vera konsiderohet si një nga pijet alkoolike më të vjetra në botë dhe konsumimi i saj mbush trupin me energji pozitive dhe ndihmon në mirëqenien fizike dhe emocionale. Gjithashtu sipas eksperteve, konsumimi i një gotë vere, qoftë e bardhë ose e kuqe mbush trupin me energji pozitive dhe ndihmon në mirëqenien fizike dhe emocionale.
Ja disa nga arsyet pse duhet të pini verë: Mbron zemrën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut: Vera shquhet për cilësitë shëruese që përmban, por sasia që konsumoni është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj. Nëse konsumohet në mënyrë të moderuar ndihmon në qarkullimin e gjakut pasi zgjeron enët e gjakut dhe ul kolesterolin e keq të gjakut. Si dhe ju mbron nga sëmundjet e shëndetit kardiovaskular. Përmirëson sistemin tretës: Studimet e ndryshme kanë treguar se konsumi i verës, kryesisht asaj të kuqe ndihmon trupin tuaj të tresë sa më mirë ushqimin. Vera përmban vitaminë B1 dhe B2 të cilat ulin në mënyrë efektive numrin e baktereve patogjene në zorrë. Nëse ende hezitoni të zgjidhni pijen për të shoqëruar vaktin tuaj ne ju këshillojmë verën. Lufton plakjen e parakohshme: Njerëzit që pinë verë, kanë më shumë shanse për të jetuar një jetë më të gjatë se ata që preferojnë të pinë birrë ose lloje të tjera të alkolit. Antioksidantët dhe vitaminat esenciale që gjenden në verë ndihmojnë në rinimin e trupit tuaj duke aktivizuar përbërës, të cilat ju mbrojnë nga sëmundje të lidhura me moshën. Rrit nivelin e serotoninës: Vera ka qenë gjithmonë simbol i gëzimit dhe krijimtarisë, ajo çliron endofinë, një substancë që aktivizon hormonin e lumturisë, serotoninën. Konsumi i moderuar i verës ju ndihmon në rast se keni kriza paniku dhe ankthi. Ju çliron nga emocionet negative dhe ju ndihmon të ndiheni mirë me veten./balkanweb/
Comments