top of page
Writer's pictureEnolog

Si ndikon vera në dukjen tuaj

Lëkura e njeriut mund të krahasohet me një ekran filmi. Organizmi është projektor, i cili hedh një imazh të proceseve të saj të brendshme metabolike në ekran. Ne të gjithë i kemi lexuar tashmë çrregullimet e organeve tona përmes reagimit të lëkurës. Gjithashtu edhe mjekësia moderne, nga diagnostikimi përmes vëzhgimit të lëkurës, vëren sëmundjet e brendshme në ndriçimin tengjencial.

Në thelb, në shkaqet e dyshimta të sëmundjeve të lëkurës, duhet të hetohet mëlçia. Konkretisht, disa dëmtime të mëlçisë mund te shihen edhe në lëkurë.

Nga vitet 1950 e këndej, kompanitë kozmetike, reklamojnë përherë e më shumë kremra të lëkurës me përmbajtje të verës, rrushit dhe ekstrakteve të tij. Si gjithmonë, kur pamja e rinuar dhe bukuria është në pyetje, reklamohen preparate të ofruara inkurajuese. Disa nga damat e moshuara që kujdesen për pamjen e tyre të jashtme me kremra të verës, e preferojnë këtë, ngase ju ofron shtrirjen e lëkurës ngaqë rrudhat në fytyrë dalin më të zbukuruara dhe me dukje me te reja.

Çfarë efekti ka vera në përdorim për pamjen e jashtme?

Nga kohët e vjetra është transmetuar që, pas çdo lëndimi apo prerje në trup, me leckën e lagur në verë, është njomur plaga, në mënyrë që të arrihet një kurim. Galenus, mjeku i madh i viteve 129 – 199 pas Krishtit, ku mësimet nga ky ishin baza e mjekësisë perëndimore, deri në mbarim të shekullit XVII, preferonte verën si ilaç kurues dhe, gladiatorët e plagosur, e bënin kurimi e plagëve me verë të kuqe.

Ndër grekët e vjetër dhe romakët, vera ishte si agjente shëruese shumë e çmuar pas operacioneve. Kliewe (Hanz Kliewe, mjek i famshëm gjerman 1892-1969), ka raportuar se, ndonjëherë lëndimet e vogla në gishtërinjtë e këmbës edhe të dorës dhe plagët, duhet të lahen disa herë me verë. Efekti hemostatok i saj është i kombinuar me një bektericid dhe ka efekte antibiotike.

Profesori Kühnau nga Hamburgu, mendon se, në mënyrë të konsiderueshme efekti i trajtimit me verë është më i lirë dhe ka reagimet pozitive të saj, sepse vera ka në përmbajtjen e vet kripëra të kalciumit, kaliumit dhe siliciumit, të cilat përdoren edhe në solucionet tjera për trajtimet e jashtme të plagëve.

I dukshëm është reagimi në mënyrë efektive i lëkurës së konsumueseve të rregullt të verës për nga vasodilacioni. Është fort i theksuar reagimi i histaminit që vjen nga përbërja e verës, pra një lloj reagimi alergjik në kuptimin pozitiv. Ndoshta një numër i madh i komponimeve fenolike-ekstraktiale dhe alkooli, janë përgjegjëse për pamjen e skuqur dhe të qëndrueshme të fytyrës dhe ngrohjen e përgjithshme të trupit të konsumuesit të moderuar të verës, e cila është vazhdimisht e këndshme dhe konsiderohet si promovues i mirë i shëndetit.

Në të gjitha vendet diktohen reaksionet alergjike në rritje. Numri i alergjenëve është i madh tek personat me reaksione alergjike (histamini liberal). Histamini është një bioamin, i cili konvertohet nga aminoacidi Histidin në verë, por që vera e mirë, ka një përmbajtje minimum 8 mg/l, që nuk guxon të jetë më shumë, ndryshe quhet edhe Ergamin, një hormon i indeve i cili ka efekt në enët e gjakut, prandaj shkakton skuqje. Në raste të veçanta, nga persona alergjik në ndjeshmërinë e lëkurës, nga përmbajtja e pyreneve, duhet të kalohet në verëra të lehta, por së pari duhet provuar verën nga cili varietet i rrushit është dhe origjinën.

Në raste shumë të rralla ndodhë që një person mund të jetë intolerant nga konsumimi i verës, por me intervenimin e mjekut familjar ose specialistit të alergjisë (alergologut), zbulohet se cila substancë në përmbajtjen e verës, shkakton alergji tek konsumuesi. Këto raste të vetme të rralla, janë ndoshta për shkak të produkteve qelizore të tharmeve ose të substancave me karakter të proteinave në përbërjen e verës. Në raste të shpeshta paraqiten vetëm në verërat e disa varieteteve të rrushit ose nga vendi ku është e kultivuar vreshta (nga karakteri i tokës së veshtës). Ilaçi i vetëm këtu është ndryshimi i llojit të verës.

Le të kthehemi sërish te gjinia e bukur.

Nuk është thjeshtë vetëm një kompliment të thuhet që, zonjat tona të cilat konsumojnë verën në masë të moderuar, shkëlqejnë nga brenda kur flasin, por edhe nga dukja e tyre e jashtme. Sytë iu rrezatojnë, sjelljet i kanë të gjalla dhe fytyra e tyre është e mbuluar me një shkëlqim rinor. Kërkesa e pretenduar që vera e bënë të bukur, është e arsyeshme. Por, duhet ta dimë se, efekti magjik zgjat jo shumë kohë, po nuk e konsumon verën vazhdimisht në masën e kënaqësisë dhe shëndetit – në moderat. Shpresa se vera të sjellë një rinim të dytë, është vetem një iluzion, ajo në esencë të ndihmon në shëndet, të dukesh më e re, më energjike dhe më atraktive.

Shijuesit normal të verës, ushtrojnë në vetvete një lëkurë të shëndetshme, pa pasoja negative. Telangiecasia shpesh është atribut gabimisht i verës. Këto simtoma mund t’ju ndodhin edhe njerëzve që absulutisht nuk e pinë verën. Për hundën zhardhoke apo bulbare, që nuk është absolutisht për shkak të konsumit të verës, por që duhet vlerësuar se personi ka çrregullime tjera dhe, për këtë konsumimi i verës duhet të jetë i kufizuar, sepse përndryshe, akumulimi i gjakut në atë pjesë do të jetë edhe më i ngjeshur.

Pra, shumë nga konsumuesit e verës nuk kanë hundë bulbare apo zhardhoke, këtë fenomen të hundës mund ta kenë abstenuesit e verës si dhe ata që nuk kane pirë kurrë verë. Rosacea, një skuqje rutinë e shpeshtë në zonën e fytyrës (balli, faqet, mjekra, hunda), dhe shfaqjet e tyre paraprake, në të shumtën janë nga gjeni familjare – trashëgimi familjare. Nuk ka ndonjë fizionomi tipike të konsumuesve të verës. /Telegrafi/

31 views0 comments

Comments


bottom of page