top of page
Writer's pictureEnolog

NJE GOTE VERE NE JAVE MUND TJU RRISI SHANCET PER NJE SHTATZANI

Përdorimi i alkoolit në shtatzani është ende një temë që krijon debate. Sipas një rregulli të përgjithshëm thuhet se alkooli gjatë shtatzanisë, pavarësisht sasisë, është i rrezikshëm. Por nëse jeni duke u përpjekur të ngjizni një shtatzani atëherë kjo është një situatë tjetër. Sipas një studimi të ri nga Washington University konsumimi i alkoolit gjatë kohës që jeni duke u përpjekur të ngjizni një bebe mund t’ju shtoj mundësitë për ta arritur atë. Saktësisht ata zbuluan se femrat që konsumonin deri në 5 gota verë në muaj, pra pak më shumë se një gotë në javë kishin sukses me të madh në ngjizjen e një bebi.

Po është e vërtet dhe jo diçka e trilluar pasi këto janë fakte shkencore, por prisni përpara se të hapni shishen e verës. Studiuesit nuk pretendojnë se ka lidhje mes konsumit të alkoolit dhe fertilitetit, por studimi në fakt zbuloi se femrat që pinin rregullisht verë të kuqe kishin rezerva më të mëdha në vezore pra numri i vezëve që qëndronin në vezore në të njëjtën kohë ishte më i lartë. Ky zbulim u bë nga vëzhgimi i 135 femrave nga mosha 18 deri në 44 vjeçe dhe zakonet e tyre të konsumimit të alkoolit dhe më pas nëpermjet një skaneri përcaktuan numrin e vezëve në vezoret e tyre. Shkurtimisht femrat që raportuan se pinin verë rregullisht kishin vezore më të shëndetshme me numër më të lartë vezësh.

Sigurisht që si me çdo zbulim të ri nevojiten kërkime të mëtejshme, ndërkohë “Qëndra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” sygjeron për femrat që po tentojnë një shtatzani të mos konsumojnë alkool./pernenat/

87 views0 comments

Comments


bottom of page