Udhëtimi në botën e verës nuk mbaron, sepse gjithmonë ka diçka për të mësuar dhe për t’u thënë ndaj dhe ne po e vazhdojmë edhe më tej. Këtë here do të ndalojmë te ushqimet me të cilat mund të shoqërojmë verërat, kjo sipas llojit të tyre.
Verërat e athëta shkojnë me perimet si në sallatra, ashtu dhe të pjekura. Verërat e ëmbla shkojnë me ushqimet pikante, si ato kineze dhe ato thai. Vera e bardhë është një shoqëruese e mirë e pjatave me bazë peshku, si edhe pjatat me makarona. Vera Rose ose siç njihet ndryshe vera e trëndafilit shkon me ushqimet me shije të pasur si ato mesdhetare ose ato indiane. Vera e kuqe e lehtë shkon shumë me pjatat që përmbajnë kërpudha. Vera e kuqe e mesme shkon shumë me antipastat italiane apo spanjolle. Vera e kuqe e fortë shkon me mishrat me shije të fortë si mishi i derrit, qengjit si dhe suxhuku. Një nga ushqimet më të mira për të shoqëruar verën është djathi. Shumëllojshmëria e djathërave bën të mundur që çdo verë të ketë shoqërueset e veta.
Chardonnay – Djath Brie, Parmixhano, Guda. Sauvignon Black – Mocarela, Djathë dhie, Djathë i Djathë Feta, Parmixhano Pinot Grigio – Djath ëdhie, Rikota, Mocarela, Riesling – Gorgonzola, Djathë i bardhë Feta Pinot Noir – Djathë Feta, Guda, Sëiss (djathi zvicerian), Djathë dhie, Brie Merlot- Parmixhan, Guda, Shiraz – Guda, Parmixhan, Pekorino
Ka dhe vera të tjera të pafundme, ashtu siç ka dhe djathëra që do duheshin libra pafund për të folur për kombinimet, por këtu janë vetëm disa lloje për të treguar llojin që shkojnë. Dihet që peshku dhe gjërat e detit shkojnë me verën e bardhë, vetëm me një përjashtim nga ana e salmonit dhe tonit, të cilët janë të vetmit që mund të shkojnë edhe me verë të kuqe si Pinot Noir, Merlot dhe Shiraz. Nga produktet e mishit të derrit është ai që bënë përjashtim, duke shkuar me të gjitha verat e kuqe dhe të bardha. Verërat kanë “preferencat” e tyre të shijeve të ëmbëlsirave për të nxjerr më në pah aromën e vetes dhe shijen. Më poshtë, keni listën e verërave dhe të shijeve të ëmbëlsirave të famshme të vogla, por plotë shije “cupcake”.
Shampanjë – Vanilje Chardonnay – Banane Sauvignon Black – Limon Pinot Gris – Karamel Riesling – Bajame Port – Gjalpë kikiriku Pinot Noir – Kanellë Shiraz- Red Velvet Madeira – Kafe moka Cabernet Sauvignon – Çokollatë Franceze Zinfandel – Karrotë Beanyls – Biskota cookies
Verërat shkojnë edhe me ëmbëlsirat me shije të tjera. Një verë mund të shoqërohet me shumë ushqime. Më poshtë vjen lista e disa ëmbëlsirave të tjera. Sauvignon Black – Kekë me limon, kekë me limë Riesling – Kekë me mollë, tartë me fryta pylli Chardonnay – Krem me pjeshkë Sauternes – Tiramisu, krem brule Vidal Icewine – Kek me limë Moscato D’asti – Kek me mollë, biskotë galetë Proseço -Kek limoni, tartë me fruta pylli Shampanjë – Luleshtrydhe me çokollatë Pinot Noir – Krem brule, Mousse cokollate Merlot – Trufles me çokollatë të zezë Cabernet Sauvignon – Trufles me çokollatë të zezë, tartë me fruta pylli Shiraz -Kek me çokollatë, luleshtrydhe me çokollatë Madeira – Krem brule Marsala – Kek me çokollatë, tiramisu Ryby Port – Mousse çokollatë, luleshtrydhe me çokollatë, broënies Chateau – Cheesecake
Shoqëruese të mira të verërave janë edhe frutat. Të ftohta, të prera dhe të vendosura në pjatë gati për një gotë verë janë frutat që i gjeni më poshtë.
Proseço – Luleshtrydhe Rose – Mjedër Chardonay – Pjeshkë Riesling – Manaferra Moscato – Mango Sauvignon Black – Boronicë White Zinfandel – Qershi Në listën e gjërave që shkojnë me verën nuk duhet të harrojmë edhe çokollatën. Çokollata e bardhë – Shampanja e ëmbël, Vera e trëndafilit e ëmbël, Muscat portokalli. Çokollata me qumësht – Pinot Noir, Madeira Çokollata e zezë – Merlot, Cabernet Sauvignon, Zinfandel Çokollatë me liker – Port, Shiraz, Bordeaux Dy nga gjërat më të rëndësishme që duhet të meren në konsideratë për të shoqëruar verën me çokollatën është ngjyra dhe ëmbëlsia. Një nga arsyet që çokollata e errët shkon me verën me ngjyrën e errët, është përmbajtja më e lartë e tanini sesa homologët e tyre, çokollata e bardhë dhe vera me ngjyrë të lehtë.
Bordo//
Comments