Vera është një nga pijet e preferuara të pothuajse secilit prej nesh. Por verëra të ndryshme i përshtaten më mirë ushqimeve të caktuara, duke plotësuar edhe shijen e tyre.
– Verërat e athta shkojnë me perimet, si në sallata, ashtu dhe të pjekura. – Verërat e ëmbla shkojnë me ushqimet pikante, si ato kineze dhe ato “thai”. – Vera e bardhë është një shoqëruese e mirë e pjatave me bazë peshku, si dhe pjatat me makarona. – Vera Rose ose siç njihet ndryshe vera e trëndafilit shkon me ushqimet me shije të pasur si ato mesdhetare ose ato indiane. – Vera e kuqe e lehtë shkon shumë me pjatat që përmbajnë kërpudha. – Verërat e kuqe të mesme shkojnë shumë me antipastat italiane apo spanjolle. – Vera e kuqe e fortë shkon me mishrat me shije të fortë si mishi i derrit, qengjit, si dhe suxhuku.
Comentarios